Operimet ilegale në seperacione e baza betoni e asfalti
01.1.2020 - 19:34
Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) ka njoftuar se gjatë vitit 2019 në 194 vende të operimeve ilegale janë vendosur shirita për ndalimin e punës.
Prej këtyre vendeve të operimeve ilegale janë 99 seperacione, 16 shfrytëzim, 78 baza betoni dhe asfalti si dhe një fabrikë përpunimi.
Inspektorati i KPMM-së ka zhvilluar këto aksione për zbatimin e Planit Operativ për parandalimin dhe ndalimin e operimeve ilegale, së bashku me Policinë e Kosovës, Inspektoratin e Mjedisit, Inspektoratin e Pylltarisë si dhe Inspektoratet Komunale.
Inspektorati i KPMM-së ka realizuar këto inspektime në terren gjatë vitit 2019:
- Kërkesat për minime masive gjithsej 605
- Lejet për minime masive gjithsej 536
- Numri i përgjithshëm i inspektimeve të përbashkëta sipas planit operativ gjithsej 505
- Ndërmarrjet me urdhër për ndalim të veprimtarisë minerare gjithsej 194
- Aplikacionet e pranuara në KPMM të ndërmarrjeve pas vizitave gjatë planit operativ gjithsej 58
- Raporte të operimit të jashtëligjshëm pas ri inspektimit gjithsej 27
- Raporte të operimit të jashtëligjshëm për vitin 2019 gjithsej 49
- Sekuestrime të kamionëve me lignit gjithsej 13
- Inspektimet ditore gjithsej 488
- Inspektimet e rregullta vjetore gjithsej 20