Foto: Konfiskimi i motocikletave ne Ferizaj, Policia e Kosoves

Operacioni 'Skuteri' në Ferizaj , Policia konfiskon 4 motoçikleta

Policia e Kosovës në Ferizaj në kuadër të planit operativ ‘Skuteri’, të martën ka konfiskuar katër motoçikleta dhe ka shqiptuar 16 gjoba kundërvajtje.

Nga këto 16 gjoba, 8 janë shqiptuar për drejtim të motoçikletës pa regjistrim; 2 për drejtim të motoçikletës pa patentë shoferi dhe dy gjoba për drejtim të motoçikletës pa helmet.

Organet e rendit kanë njoftuar se operacioni “Skuteri” do të vazhdoj edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e ligjit të komunikacionit rrugor.

Policia ka apeluar tek motoçiklistët që “ti respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor, të jenë të kujdesshëm në komunikacion dhe të pajisen me dokumentacion të rregullt”.