Foto operacioni ortopedi

Operacioni në Ortopedi ‘nën dritën e qirit’

Një gjë e pazakontë ka ndodhur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më saktësishtë në Klinikën e Ortopedisë.

Gjatë një operacioni të udhëhequr nga ortopedi, Sami Delijaj, është ndalur energjia elektrike.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com vet Delijaj.

Ai tha se 15 deri 20 minuta ka zgjatur ndërprerja e energjisë elektrike, por që sipas tij nuk ka paraqitur problem.

“Ka qenë një ndërprerje e përkohshme (e energjisë elektrike) 15 deri 20 minuta, por nuk ka ndikuar në mbarëvajtjen e operacionit. Me rrjedhën e operacionit dhe suksesit në sallën ku kam qenë unë udhëheqës nuk ka pas telashe të mëdha”, tregoi ortopedi.

“Aparatet e anestezionit janë të kalibruara asi soji ku e kanë një periudhë kohe të caktuar që punojnë me mekanizëm të veçantë, operacioni ka qenë në një pikë ku ne kemi mundur me vazhdu me menaxhu mirë situatën, një pjesë të madhe (të operimit) e kemi kryer pa nevojën e domosdoshme të dritave”, rrëfeu tutje ai.