Operacioni ‘ Masazha – 2021’ arrestohen 6 persona dhe 196 të tjerë kontrollohen

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas inspektimit të 53 salloneve të masazheve ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përfshirjen në veprat penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion”, “Ofrim i Lokaleve për Prostitucion” dhe “Bashkëkryerje“.

Këto arrestime janë kryer sipas Planit operativ ,,Masazha-2021’’ të hartuar nga Drejtoria për Hetimin e trafikimit me Qenie Njerëzore në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve komunal, inspektorëve të punës, zyrtarëve të ATK-se, inspektorëve të MINT-se dhe njësive tjera të profilizuar në kuadër te PK-së.

Gjatë këtij operacioni janë legjitimuar-kontrolluar 196 persona me shtetësi të ndryshme si, nga Shqipëria, Tajlanda, Italia, Greqia, Rumania, Serbia dhe Kosova si dhe janë mbyllur 29 nga 53 lokalet e inspektuara.

“Të gjithë shtetasit e huaj në mungesë të paraqitjes së lejes së punës dhe qëndrimit, sipas procedurave janë trajtuar nga Drejtoria për  Migrim dhe Huaj si kompetencë e tyre lëndore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë.