Operacioni kundër fajdeve dhe bixhozit, arrestohen edhe 3 persona në Prizren

Ka përfunduar bastisja në një lokal të lojërave të fatit në Prizren.

Bastisja është pjesë e aksionit të së mërkurës në mbrëmje në disa qytete të Kosovës.

Lokali nga jashtë dukej si një kafene, por brenda klientët kanë luajtur lojëra të ndaluara me ligj në Kosovë.

Policët për 5 orë rresht kanë bastisur lokalin dhe bodrumin e tij.

Ata kanë arritur të gjejnë prova që e dëshmojnë kryrjen e aktivitetit ilegal brenda këtij lokali.

Janë arrestuar 3 persona që janë hasur duke punuar në lokal.

Janë sekuestruar mbi 4 mijë euro para, para të tjera si dinarë të Serbisë, lira turke, franga Zvicerane, dollarë amerikanë etj.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe telefona celularë, dhe sende të tjera të dyshimta.

Telefonat celularë kanë shërbyer për krijimin e userëve për mundësimin e lojërave të fatit dhe shpërndarjen e tyre te telefonat e tjerë.