Operacioni "Kalaja": Policia sekuestron 100 kilogramë marihuanë dhe arreston dy persona
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona si dhe kA sekuestruar 100 kilogramë lëndë narkotike.
Drejtoria e Antidrogës në bashkëpunim me Prokurorinë e Pejës, më 03.11.2024, në mesidtë ka realizuar operacionin e koduar ‘Kalaja’.
Ky operacion u realizua në një qendër tregtare në rrugën Magjistrale Pejë-Deçan, me ç’rast u arrestuan dy persona shtetas të Kosovës.
Pas arrestimit u kryen bastisje. Në fshatin Raushiq të Pejës u gjetën 100 kilogramë substancë e dyshuar Marihuanë, në gjendje të ndryshme, disa e gatshme dhe të tjerat në formë të bimëve duke u terur.
Bimët, sipas Policisë, po kultivoheshin në oborrin e një ferme në afërsi të një shtëpie.
Sasia ishte 213 bimë.
‘Policia e Kosovës, nën dyshimet e ngritura, operacionin policor e ka vazhduar me bastisje/kontroll edhe në fshatin Barilevë të Prishtinës, ku poashtu është gjet një sasi e vogël si substancë e dyshuar narkotike’ – thuhet mes tjerash në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan edhe katër vetura si dhe mjete ‘të veprës penale’.
KALLXO.com mëson se personat e arrestuar lidhur me rastin janë me inicialet N.D. dhe N.R.
Shënim: Artikulli është plotësuar në ora 19:57 me inicialet e dy personave të arrestuar.