Foto: Ilustrim

Operacioni i policisë zë në flagrancë 63 vjeçarin me 11 kilogram drogë

Një 63 vjeçar është arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Shtetit, në kuadër të operacionit antidrogë të koduara `Panaja`.

Sipas njoftimit të bërë nga Policia e Shtetit, arrestimi i të dyshuarit është bërë nga policia në Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas ndjekjes me metoda proaktive.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari F. M., 63 vjeçar është arrestuar në lokalin e tij.

Sipas njoftimit gjatë kontrollit të lokalit të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale një sasi e drogës prej 11 kilogram, e llojit canabis sativa, si dhe një armë gjaku pa leje.

Sipas policisë operacioni do të vazhdoj të hetohet se të arrestohet edhe personat e tjerë të dyshuar të përfshirë në këtë  rast.

“Materialet i kaluan Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.