Operacioni i antidrogës: Kapen 3 të dyshuar e konfiskohet drogë në vlerë rreth 40 mijë euro

Policia e Kosovës përmes njësive të antidrogës, pas një pune hetimore disa mujore, më  14.09.2024 ka realizuar një operacion policor, ku fillimisht rreth orës 17:30 në rrugën e Pejës, më saktësisht afër rreth rrotullimit në Fushë Kosovë.

Aty është ndaluar vetura Golf 7 me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari me iniciale (D.E.), dhe menjëherë është proceduar me operacionin, ku Policia ka shkuar në bastisje në banesën e tij në Fushë Kosovë dhe gjatë bastisjes/kontrollit janë gjetur dëshmitë apo provat materiale.

 17 paketime me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit Marihuanë me peshë 8 kilogram e 471.5 gram,

11 paketime të dyshuara për narkotik të llojit kokainë me peshë 59.3 gram,

(92) tableta të dyshuara për narkotik të llojit Extazi me peshë (47.3) gram,

(1) peshore digjitale e cila shërben për matjen në sasi të vogla  dhe

(4800) katër mijë e tetëqind euro para të gatshme që dyshohen që janë përfituar nga shitja e narkotikëve .

Policia ka njoftuar se në vazhdën e operacionit të lartcekur është realizuar kontroll në të njëjtën hyrje të objektit në një banesë tjetër pronë e të dyshuarit të dytë me iniciale (Sh. O.), ku gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi tjera si më poshtë:

 (6) paketime  me bari ngjyrë të gjelbër të dyshuar për narkotik të llojit Marihuanë me peshë (10.5) gram dhe

(200) dyqind euro para të gatshme. 

Operacioni antidrogë  është finalizuar me lokalizimin dhe arrestimin  e të dyshuarit të tretë me iniciale (B.I.) dhe nga i njëjti është konfiskuar një automjet me targa vendore me të cilën dyshohej se është bërë transportimi i substancave narkotike.

Në vend të ngjarjes kanë dalë njësia e forenzikës Ragjionale në Prishtinë, të cilët kanë bërë fotografimin, evidentimin dhe konfiskimin e të gjitha dëshmive si provë materiale .

Të gjitha veprimet janë bërë në koordinim me Prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prishtinë Departamenti i krimeve të rënda dhe me urdhër të prokurorit pas intervistimit tre (3) të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.

“Inkurajojmë të gjithë qytetarët që kanë informata relevante të bashkëpunojnë sa më shumë me Policinë e Kosovës në parandalimin e rasteve të tilla dhe bashkërisht të krijojmë një ambient më të sigurt për të gjithë, në veçanti për rininë tonë”- thuhet në njoftimin e Policisë.