Njësia Speciale e Policisë së Kosovës - Foto: KALLXO.com

Operacion policor në Ferizaj, në pranga dy persona

Një operacion policor është zhvilluar gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar dy persona.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Drejtorisë së Përgjithshme, Daut Hoxha.

“Mund të konfirmojmë se sot Policia e Kosovës ka realizuar një operacion në rajonin e Ferizajt ku janë arrestuar dy persona”, ka thënë shkurt Hoxha.

Nuk dihet se për çfarë dyshohen të arrestuarit.