Operacion në Prizren, arrestohet një person për rrëmbim

Një person është arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të rrëmbimit dhe armëmbajtjes pa leje.

Zyra për Informim e Departamentit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës kanë thënë për KALLXO.com se në rajonin e Prizrenit është duke u zhvilluar një operacion gjatë ditës së sotme.

“Ky operacion policor ka të bëjë me luftën ndaj veprimtarive të ndryshme kriminale”, ka thënë DPP për KALLXO.com.

Tutje ata kanë njoftuar se i dyshuari i arrestuar ka qenë në kërkim nga Shqipëria.

“Si rezultat i operacionit policor, një person i dyshuar i cili ka qenë në kërkim me urdhër arrest nga Shqipëria për vepra penale “rrëmbim dhe armëmbajte pa leje” është arrestuar, përderisa për informacione shtesë do të informoheni pas përfundimit të operacionit policor”, thonë tutje DPP.