
Pamje nga opera ‘Goca e Kaçanikut’. Foto: Facebok/Hajrulla Çeku.
Opera “Goca e Kaçanikut” shfaqet në Tiranë
Opera “Goca e Kaçanikut” e realizuar nga Opera e Kosovës do të shfaqet më 25 nëntor 2024 në ora 19:00 në Tiranë.
Opera e Kosovës ka bërë të ditur se kjo operë do të shfaqet në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare dhe bashkëpunimeve kulturore të vazhdueshme midis Shqipërisë dhe Kosovës.
“Opera e Kosovës sjell në TKOBAP premierën e saj historike, “Goca e Kaçanikut”, operën shqiptare të kompozuar nga maestro Rauf Dhomi. Ky produksion i jashtëzakonshëm vjen si një homazh për Festën e Flamurit, nga Orkestra dhe Kori i Operës së Kosovës dhe Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës, nën dirigjimin e maestros Edon Ramadani” –thuhet në njoftim.
Opera “Goca e Kaçanikut” shpërfaq një histori dashurie, trimërie dhe lirie, e bazuar në novelën e Milto Sotir Guros e sjellë në jetë me regjinë e regjisorit Nikolin Gurakuqi.
“Goca e Kaçanikut” është dhënë premierë më 23.02.2024.
Kjo operë që përbëhet prej dy akteve dhe tri tablove është opera e parë kosovare e kompozuar nga akademik Rauf Dhomi, me libreto nga Ajmone Dhomi dhe Jusuf Buxhovi.
Opera “Goca e Kaçanikut” është inskenuar në viti 1979 në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.