Omicroni, variant dominues edhe në Greqi

Greqia regjistroi 35,580 raste të reja me koronavirus brenda ditës, më 30 dhjetor, derisa varianti Omicron i koronavirusit u bë varianti dominues edhe në këtë shtet.

Më shumë se 60% e rasteve të reja me koronavirus në Greqi ndërlidhen me variantin e ri.

Ishte dita e tretë me radhë që Greqia regjistroi rekord të rasteve të reja derisa numri i të infektuarve u trefishua që nga fillimi i javës.

“Si duket vala e Omicronit është shumë e fuqishme”, tha zëvendësministrja e Shëndetësisë së Greqisë, Mina Gaga gjatë një konference për media.

Ndërkohë në vend janë prezantuar masat e reja kundër përhapjes së pandemisë ndonëse diçka e këtillë planifikohej për muajin janar.

Nga 30 dhjetori lokalet, klubet e natës dhe restorantet do të mbyllën në mesnatë por deri në orën 2 pas mesnatës mund të punojnë vetëm në natën e Vitit të Ri.

Shteti me 11 milionë banorë regjistroi 1,170,293 raste me koronavurs që nga shkurti i 2020-s kur u shënua rasti i parë dhe 20,708 raste të vdekjes. Rel