OKB: Rritet numri i viktimave civile në Ukrainë

Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut, ka thënë të enjten se ka konfirmuar që 249 civilë janë vrarë dhe 553 të tjerë janë plagosur në Ukrainë, në javën e parë të luftës së nisur nga Rusia.

“Pjesa më e madhe e viktimave civile, të regjistruara nga ora 04:00 më 24 shkurt deri në orët e mesnatës së 2 marsit, janë shkaktuar nga armët shpërthyese, duke përfshirë artilerinë e rëndë, sistemet raketore dhe sulmet ajrore”, është thënë në deklaratë.

Sot janë bërë tetë ditë që kur Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës dhe janë  zotuar se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë./REL