Asambleja e Përgjithshme e OKB-së - Foto: Rtv21

OKB pezullon Rusinë nga Këshilli për të Drejta të Njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka pezulluar Rusinë nga Këshilli për të Drejta të Njeriut, pas raportimeve “për shkelje sistematike dhe abuzim të të drejtave të njeriut”, nga trupat ruse që kanë pushtuar Ukrainën.

Kjo kërkesë e shtyrë nga Shtetet e Bashkuara është miratuar me 93 vota për, 24 kundër dhe 58 shtete kanë abstenuar.

Për pezullimin e Rusisë janë nevojitur dy të tretat e shumicës.

Pezullimet e tilla janë të rralla.

Libia është pezulluar më 2011 për shkak të dhunës kundër protestuesve nga forcat besnike të ish-liderit, Muammar Gaddafi.

Rusia ka paralajmëruar se vota për apo abstenimi do të konsiderohen “gjeste jomiqësore” me pasoja për lidhjet bilaterale, sipas një shkrese që ka parë agjencia e lajmeve, Reuters.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Ai ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL