OKB: Më shumë se 120,000 refugjatë ukrainasë i kanë braktisur shtëpitë e tyre

Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, OKB për refugjatët ka konfirmuar se më shumë se 120,000 refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi që kur Rusia filloi sulmin e saj.

Zëvendës komisioneri i lartë për refugjatët, Kelly Clements, tha në një intervistë me CNN të shtunën në mëngjes se situata ka të ngjarë të përkeqësohet.

“Ne shohim tani mbi 120,000 njerëz që kanë ikur në të gjitha vendet fqinje,” tha ajo.

“Pranimi që ata po marrin nga komunitetet lokale, nga autoritetet lokale, është i jashtëzakonshëm. Por është një situatë dinamike. Jemi vërtet shumë të shkatërruar, natyrisht, me atë që do të pasojë ende.”

Shumica po shkojnë në Poloni dhe Moldavi, por disa po arrijnë edhe në Rumani, Sllovaki dhe Hungari./Sky News