
OJQ ‘Toka’ ndan Çmimet për Vullnetarizëm
Organizata Joqeveritare ‘TOKA’ përmes një konference për ‘Vullnetarizmin e Vitit’ shpërbleu individë, institucione e grupe qytetarësh për vullnetarizmin e shfaqur në fusha të ndryshme.
I nisur nga TOKA në maj 2024, kjo fushatë çmimesh u mbështet nga mbi 50 akterë të rëndësishëm, përfshirë Presidenten dhe Kryeministrin e Kosovës, ambasadat, komunat dhe shumë organizata ndërkombëtare e vendore.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, u shpreh se këto çmime synojnë të njohin kontributet vullnetare të të rinjëve.
“Në gusht hyri në fuqi ligji për rininë i cili bënë ristrukturimin e plotë të fushës së rininë në vendin tonë. Vullnetarizmi rinor i cili rregullohet me akt te veçantë trajtohet si fushë me interes të veçantë për brezat e rinj. Ndryshe nga e kaluara, vullnetarizmi tashmë trajtohet përtej vetëm orëve vullnetare që kryen një i ri, por përfshin në kornizën e vullnetarizimit edhe ofruesit e vullnetarizimit rinor si institutcione publike, sektori privat, shkollat, mësimdhënësit”- u shpreh ministri.
Sipas tij, Agjencia për zhvillimin e rinisë së bashku më partnerë të jashtë “do kenë mision jetësimin e vullnetit në Kosovë, mbështetjen e programeve të vullnetarizmit dhe ofrimin e masave stimulese ashtu që secili i ri të angazhohet për komunitetin e tyre”- shtoi ministri.
Çmimet u ndanë si në vijim:
-Çmimi ‘Vullnetari më guximtar të vitit’ , Gazmend Hasani nga Mitrovica, i cili u angazhua në mbrojtjen e mjedisit, duke angazhuar edhe vullnetarë tjerë.
-Çmimi ‘Vullnetari më kreativ i vitit’, iu nda 15 vjeçarit, Dion Istrefi, ku përmes gjimnazit ‘Frang Bardhi’ ka organizuar panaire, ekspozita, por edhe ndërgjegjësim për rreziqet nga lajmet e rreme.
-Çmimi ‘Vullnetarja e vitit’ iu dha Viola Maksutit, e cila kontriboi me 900 orë punë vullnetare në shumë projekte dhe promovim të barazisë gjinore.
-Pesë vulletarë tjerë me mirënjohje të veçanta: Rea Gojani, Eronita Krasniqi, Vali Ibrahimi, Filloreta Hoti dhe Kimete Arifaj.
-Çmimi kombëtar për Vullnetar Edukativ iu dha ekipit ‘Kikirikët’ nga Prishtina, ku nga projekti i tyre kanë përfituar 200 persona.
– ‘Komuna më përkrahëse e vitit’, u shpall Komuna e Hanit të Elezit.
‘Çmimin për biznesin më mbështetës të vullnetarizmit për 2024’, e mori ‘Kutia’ e cila ndau 10 mijë euro buxhet për projekte vullnetarizmi, bursa për vajza në Teknologji si dhe trajnime’.
Mirënjohje e veçantë ‘biznesi më përkrahës i vitit’, e mori ‘Meridian Express’, i cili dhuroi mbi 50 mijë euro për kauza vullnetare ndër vite.
-Çmimi Ambasadori i disaporës më përkrahës i vitit iu dha Bujar Nezirit, kryetar i klubit futbollistik ‘Kosova Dusseldorf’ për udhëheqje të shumë aktiviteteve të vullnetarizmit dhe mbledhje të fondeve mbi 200 mijë euro.
-Çmimi ‘Figura publike më përkrahëse e vitit’ iu dha Donika Shahini-Lami e cila ka kontribuar në ruajtjen e artefakteve historike për më shumë se 25 vite.
Gazetarja Jeta Xharra që prezantoi këtë çmim dha detaje për kontributin e Donika Shahinit.
“Si 19 vjeçare kur ndodhi masakra në shtëpinë e Jasharëve, shkon si përktheyse e televizionit japonez… Donika e mentoruar prej gazetarëve të huaj gjen një fletore ku kishin vizatuar fëmijë të Jasharëve dhe e ruan deri më 10 qershor 2024. Ajo fletrore është muzeun e Reporting House”- u shpreh Xharra.
Derisa, mirënjohje e veçantë për ‘figurën publike më përkrahëse iu dha Pajtim Husaj, i cili shërbeu si mjek vullnetar në repartin e emergjencës së spitalin e Pejës.
Në përmbyllje të konferencës, Jeta Xharra theksoi se “Puna vullnetare është gjëja më fisnike që mund të bëjmë, përkundër faktit që nuk ka shpërblim monetar, është shpërblim të cilin shoqëria e njeh”.