Parada e Krenarisë - Foto: Atdhe Mulla

OJQ-të: Projekt- Kodi Civil i Kosovës shkel të drejtat e komunitetit LGBTI

Një grup organizatash të shoqërisë civile kanë reaguar ndaj draftit të Kodit Civil të Kosovës, për shkak të shkeljes së të drejtave të komunitetit LGBTI në Kosovë.

‘Qendra për zhvillimin e Grupeve Shoqërore- CSGD,  ‘Qendra për Barazi dhe Liri’-Cel të përkrahur edhe nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në Kosovë kanë deklaruar se Projekt-Kodi Civil i Kosovës shkel të drejtat e njeriut.

Në reagim thuhet se Projekt-Kodi Civil definon martesën si bashkësi ligjërisht të regjistruar ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme.

Selim Selimi,  Ministër i Drejtësisë, dje ka paralajmëruar për ligjin e ri në lidhur me këtë çështje.

Selimi tha se Ligjin për familjen do të mbetet i pandryshuar kur të përfshihet në Kodin e ri Civil, ndërsa një ligj i ri që rregullon sindikatat civile për partneritete të gjinisë së njëjtë do të të paraqiten në Kuvendin e Kosovës në të ardhmen e afërt.

“Barazia para ligjit në marrëdhëniet familjare sigurohet më mirë për të gjithë personat. Bërthama tradicionale e martesës është ruajtur, por ajo hap rrugën për sindikatat civile për herë të pare”, tha ai.

Ky kod definon që burri dhe gruaja, kanë të drejtën të martohen dhe të formojnë familje. Më tej, Projekt-Kodi Civil parasheh mundësinë e krijimit të bashkimeve tjera civile me ligj të veçantë.

E lidhur me këtë ndarje për rregullimin e bashkësive familjare OJQ-të konsiderojnë se të gjitha partneritetet e mundshme duhet të rregullohen me Kodin Civil.

“Kjo qasje e të rregulluarit të partneriteteve tjera me ligje të veçanta, tenton të ndaj të drejtën për partneritet për personat LGBTI nga ato të qytetarëve të tjerë të Kosovës. Një qasje e tillë është shkelje fundamentale e të drejtave të njeriut të personave LGBTI në Kosovë, dhe nuk paraqet gjithëpërfshirjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim.

Në reagim thuhet edhe se kodi ka dështuar në sigurimin e njohjes ligjore të statutit të partneritetit të çifteve të sekseve të njëjta (të bashkësisë civile apo martesës) dhe ia mohon këtyre personave të drejtën për të krijuar familje.

Sipas OJQ-ve, Ministria e Drejtësisë ka dështuar të aplikoj praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ka dështuar të draftojë legjislacion që është gjithëpërfshirës dhe jo-diskriminues në bazë të orientimit seksual.

“Është e qartë që Projekt-Kodi Civil përjashton persona nga e drejta për partneritet dhe e drejta për të krijuar familje në bazë të orientimit seksual. Si i tillë, është diskriminues dhe shkel nenet  kushtetuese, që garantojnë barazinë para ligjit dhe  të drejtën për martesë dhe familje”, thuhet tutje në reagim.

OJQ-të, bazën ligjore për reagimin e tyre e kanë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në deklaratën e tyre shkruan se Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtën për martesë dhe krijimit të familjes.

“Është e qartë që në Kushtetutën e Kosovës nuk ka gjini të përcaktuar, që do të pengonte çiftet e seksit të njëjtë të martoheshin dhe të krijonin familje. Ndërsa neni  24 i  Kushtetutës parasheh që  barazia para ligjit garanton që çdo person gëzon të drejtën e mbrojtjes ligjore pa diskriminim duke përfshirë edhe orientimin seksual si bazë të mbrojtur”, argumenton shoqëria civile.

Ata kanë theksuar edhe sipas nenit 53 të Kushtetutës së Kosovës, të drejtat themelore të njeriut duhet të interpretohen në harmoni me praktikat gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut.

Ndërkaq, edhe  Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka njohur bashkësinë e personave të seksit të njëjtë si partnerë në Konventën e të Drejtave të Njeriut në nenet lidhur me “Jetën e Familjes”.

OJQ-të kanë deklaruar që do të shfrytëzojnë të gjitha mjetet juridike që në këtë Kod të përfshihet rregullimi i të gjitha martesave dhe bashkësive civile pa dallim.

Reagimin e kanë nënshkruar organizatat si më poshtë:

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD
Qendra për Barazi dhe Liri – CEL
Qendra Kosovare per Studime Gjinore – QKSGJ
Youth Initiative for Human Rights – YIHR KS
Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS
Initiative for Justice and Equality – INJECT
Community Development Fund – CDF
Advocacy and Training Center – ATRC
Forumi per Iniciative Qytetare – FIQ
KAPHA
TOKA
ÇOHU
Fondacioni Lumbardhi
YMCA
Organizata Mediale Kosova Live
Integra
BIRN Kosovo
EcoZ
Let’s Do It Kosova
Levizja FOL
Civil Rights Defenders – CRD
Rrjeti i Grupeve te Grave – RrGK
Organizata ERA
Instituti per Politika Zhvillimore – INDEP
Fondacioni Jeshil
KIPRED
Pishtaret
Anibar
Fondacioni Shtatembedhjete
Eco Tour
Qendra per Art dhe Komunitet – ARTPOLIS
Qendra Kosovare per Rehabilitimin e te mbijetuarve te Tortures – QKRMT
Fondi per te Drejten Humanitare Kosovare
Culture Herritage without Borders – CHwB
EcoKosWomen
Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile – KCSF
Instituti GAP
Instituti i Kosoves per Drejtesi
Ec Ma Ndryshe
Balkan Policy Research Group
ETEA
Kosovo Youth Council – KYC
GAIA
Democracy4Development – D4D
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA
DokuFest