Arianit Jashari, Përfaqësues i Shoqërisë Civile. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

OJQ-të në Vushtrri ankohen për uzurpim të Qendrës Rinore nga Drejtoria e Kulturës

Arianit Jashari, përfaqësues i shoqërisë civile në Vushtrri në emisionin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës ka treguar për uzurpimin e Qendrës Rinore nga Drejtoria e Kulturës në këtë Komunë.

Jashari ka thënë se ata si shoqëri civile dhe organizata joqeveriare nuk kanë ku t’i kryejnë aktivitet e tyre.

“Objektin e  Qendrës Rinore që është destinuar që tq shfytëzohet nga OJQ-të  e Vushtrrisë por nga përurimi i tij është vendosur stafi i Drejtorisë  së Kulturës. Ka emrin për qendër rinore por nuk përdoret për të. Ne aktivitetet  tona i bëjmë në kafene”, ka thënë ai.

Ndërsa për këtë i pari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri ka kërkuar falje dhe ka premtuar zgjidhje.