DUKAGJIN PUPOVCI

Ofron dorëheqje zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci ka ofruar dorëheqje nga posti i tij.

Burime të KALLXO.com brenda Ministrisë thanë se dorëheqja është ofruar para disa ditëve.

KALLXO.com ka provuar të kontaktojë me Pupovcin dhe me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk kanë qenë të qasshëm.

Pupovci ishte emëruar zëvendësministër në prill të 2021-tës.

Dukagjin Pupovci është profesor në Universitetin e Prishtinës.