Ilustrim Vërmicë, Foto: KALLXO.com
Ofroi ryshfet te policët kufitar, arrestohet shtetasi i Ukrainës
07.12.2024 - 11:55
Një shtetas ukrainas është arrestuar nën dyshimin se ofroi para te policët kufitar në Vërmicë.
Rasti është regjistruar më 06.12.2024 ndërsa sipas policisë, i dyshuari në hyrje të Kosovës, gjatë kontrollit të dokumenteve u kishte ofruar zyrtarëve policorë 50 euro.
Qëllimi i të dyshuarit sipas policisë ishte lejimi i kalimit përmes Vërmicës për në Kosovë pasi që i njëjti nuk kishte dokumentet e nevojshme për të kaluar transit me veturë.
Kur u kishte ofruar paratë, policia menjëherë e kishte arrestuar të njëjtin ndërsa për rastin u njoftua edhe prokuroria.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa rasti është iniciuar si dhënie e ryshfetit.