Oficerë  të Turqisë trajnojnë ushtarët e Kosovës për patrullime kufitare

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se kanë zhvilluar trajnim teorik dhe praktik mbi patrullimet kufitare. Trajnimet, siç është bërë e ditur në njoftim, po mbështeten nga Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë.

“Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë, instruktorë me përvojë kanë realizuar trajnim teorik e praktik në përgatitjen profesionale të ushtarakëve të FSK-së, në “Patrullimet Kufitare” duke realizuar demonstrim praktik në terren, në identifikimin e rrezikut gjatë patrullimeve dhe zgjedhjen e problematikave që dalin gjatë patrullimeve dhe menaxhimin e tyre” – thuhet në njoftim.

FSK ka shpërdorë edhe disa fotografi nga terreni.