
Arkiv - Albin Kurti - Isa Mustafa
Oferta për koalicion, Mustafa pritet t'i kthejë përgjigje Kurtit
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot është parë ne zyrat e partisë.
Dje pasdite, Lëvizja Vetëvendosje bëri publike, siç thanë ata, ofertën përfundimtare për bashkëqeverisje.
Përveç Mustafës në zyre të LDK-së është parë edhe Avdullah Hoti, Ismet Beqiri e Vlora Dumoshi.
Ndërsa, nënkryetarët Vjosa Osmani, Lutfi Haziri e Agim Veliu nuk kanë ardhur ende.
Nuk dihet nëse Isa Mustafa do të deklarohet për media.
Ndërkohe, kryetari i Podujevës Agim Veliu mbrëmë e quajti jo serioze ofertën e Albin Kurtit.
Por, ndaj tij ka reaguar kandidatja për kryeministre e LDK-së, Vjosa Osmani.
Në një publikim në profilin e saj në Facebook, Vjosa Osmani, tregoi për ditën kur është ndërtuar “koalicioni i shpresës” mes LDK-së dhe LVV-së dhe kush ishte “kumbarë” i këtij koalicioni.
Vjosa Osmani tha se koalicioni LDK-LVV është formuar në natën kur partitë në pushtet, ato të koalicionit PAN, para afro dy vitesh, filluan nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, veprim që nga miqtë e Kosovës ishte cilësuar si ‘thikë pas shpine’, ‘rreziku më i madh në Kosovën e pasluftës’, ‘shkatërrim i miqësive’, e ‘shkelje e orientimi euro-atlantik’.
Agim Veliu: Përpjekjet e Vetëvendosjes janë për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar LDK-në
.