OEK kërkon pagesë stimuluese për bizneset që preken nga masat e Qeverisë ndaj COVID-19

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka njoftuar se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës përkrahje shtesë financiare për bizneset që cilat preken nga masat anti-COVID.

Në letren e publikuar nga Rukiqi drejtuar kryeministrit, Avdullah Hoti, Oda Ekonomike kërkon “masë stimiluese” për kompenzimin e shpenzimeve operative si pagave dhe qirave për bizneset.

“Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga Qeveria të miratojë një masë stimuluese shtesë përmes të cilës munësohet që bizneset të cilat preken nga vendimi i fundit Nr.01/39 i Qeverisë së Republikës së Kosovës të kompenzohet për një pjesë të shpenzimeve operative, përkatësisht pagat dhe qiratë”, thuhet në kërkesën e OEK.

Tutje, Oda Ekonomike i bënë apel ekzekutivit për një veprim të shpejtë institucional  dhe mbështetje konkrete për ta.

“Është e dukshme që bizneset Kosovare sot po luftojnë për mbijetësë e cila nuk është e mundshme pa ndërhyrjen e shtetit përmes vendimeve dhe mbështetjës konkrete. Prandaj, ju bëj apel të konsideroni me seriozitet të lartë gjendjen e sektorit privat sepse një veprim i shpejtë institucional është i domosdoshëm për shpëtimin e ekonomisë sonë”, vazhdon letra e OEK.

Letra e OEK drejtuar Avdullah Hotit

 

Berat Rukiqi, OEK

 

Masat e reja, ndryshon ora deri kur mund të punojnë gastronomia dhe qendrat tregtare