Odat Ekonomike: Pako Emergjente do të duhej të ishte 300 milionë euro

Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikanë janë të mendimit se Pako Emergjente e Qeverisë do të duhej të ishte 300 milionë euro dhe jo 170 milionë sa është propozuar.

“Ne kemi pasur një kërkesë 300 milionë euro, i kemi kërkuar për pakon emergjente, këto janë bizneset e dëmtume. Vlera që është propozuar po mendoj nuk ka me pas efektin e duhur as në kthimin e mjeteve”, tha Rukiqi.

Edhe Arjan Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane ndajti të njëjtin mendim.

“Ne kemi propozuar një pako masash që do të kapte shumën e 5% bruto produktit vendor një shumë prej 300 milionë eurosh, meqënse vetëm kjo do të ishte në gjendje në mënyrë propocionale që t’i kompensojë dëmet  që i janë shkaktuar ndërrmarjeve dhe punonjësve”, tha ai.