Oda e Infermierëve ngushëllon vdekjen e dy punëtorëve shëndetësorë nga COVID-19

Oda e Infermierëve të Kosovës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy punonjësve shëndetësor nga COVID-19.

Dje vdiq infermieri nga Mitrovica, Sherafedin Mehmeti nga COVID-19. Gjithashtu, Oda e Infermierëve ka njoftuar se ka vdekur edhe tekniku i stomatologjisë, Kujtim Mucula.

“Kolegët tanë do të kujtohen si njerëz profesionistë, të përkushtuar në punë e që nuk ndaluan së shërbyeri pacientëve, gjatë tërë viteve të jetës së tyre.Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjeve së të ndjerëve dhe gjithë kolegëve, iu shprehi ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të kolegëve tanë”, thuhet në njoftim.

 

Telegram ngushëllimiOda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të…

Publiée par Oda e Infermierëve të Kosovës sur Samedi 15 août 2020