Arkiv

Oda e Infermierëve e sheh ofenduese pagesën shtesë të ndarë nga Qeveria e Kosovës

Oda e Infermierëve të Kosovës përmes një reagimi ka njoftuar se janë indinjuar thellë me vendimin e Qeverisë së Kosovës  për ndarjen e shtesave në vlerë prej 60 eurove për punonjësit shëndetësorë.

Të njëjtit kanë thënë se është kjo është ofenduese për punonjësit shëndetësor të cilët sipas tyre janë duke punuar në kushte shumë të rënda në përballje me virusin COVID – 19.

Ata kërkuan nga institucionet që të rishqyrtojnë shumën e shtesave.

Shqetësueses për OIK- un është edhe qasja nënvlerësueses e Qeverisë karshi tyre.

Sipas tyre kjo do të ndikoj edhe më shumë në largimin e punonjësve shëndetësorë nga Kosova.

Ndarja e pagave shtesë është vendosur sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Qeveria do ndajë për tre muaj të paktën nga 60 euro për stafin shëndetësor