Protesta simbolike e gastronomëve; Fotografi: Antigonë Isufi/KALLXO.com

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit bën thirrje për respektimin e masave anti-COVID

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka apeluar tek  të gjitha subjektet hoteliere/turistike që t’i respektojnë masat dhe udhëzuesit e përkohshëm kundër COVID-19, të cilat vlejnë dhe kanë hyrë në fuqi sot.

Sipas Sogojevës, me respektimin e këtyre masave do të tregohet shembull i mirë, dhe kjo pastaj do të ndikojë që mos të ndalen duke punuar edhe për lehtësimin e masave të tjera edhe për sektorët e tjerë.

“Në rast se ndodh e kundërta, dhe ka moszbatim të këtyre masave nga subjektet, atëherë ekziston mundësia e mbylljes, prandaj edhe një herë ju bëjmë thirrje që të respektoni manualin, t’i respektoni masat e vëna, në mënyrë që edhe neve si OHT të na e lehtësoni punën dhe angazhimin që jemi duke e bërë akoma me diskutime të shumta për lehtësimin e masave edhe të sektorëve të tjera, në mënyrë që sa më parë të funksionojë çdo sektor tjetër i turizmit”, ka thënë ai.

Sipas tij, moszbatimi i këtyre masave do ta vështirësojë punën e deritanishme, dhe do të jetë fatale për këtë sektor.

Pas 12 ditësh, sot do të rihapen shkollat, gastronomia dhe qendrat tregtare në Kosovë.

Pas 12 ditësh mbyllje rihapet gastronomia