Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës ka katër kërkesa për qeverinë

Zëvendëskryeministri i Kosovs, Besnik Tahiri ka bërë të ditur se sot ka takuar përfaqësues të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës.

Tahiri ka deklaruar se nga ky takim është informuar se se kjo industri, e cila ka të punësuar numrin më të madh të punëtorëve në sektorin privat, është në gjendje të rëndë.

Sipas tij përfaqësurs të kësaj ode kanë kërkuar që Qeveria të bëj një rivlerësim të situatës dhe të ketë parasysh katër kërkesa urgjente: “Zgjatja për dy (2) orë e orarit të punës; Përcaktimi i një manuali të saktë të organizimit të ahengjeve familjare (që është duke ndodhur pa ndal) në mënyrë që të mundësohet që ngjarjet familjare të jenë të ligjshme dhe formale, dhe jo siç po ndodhin tani; Kthimi në normalitet në aeroport, fluturime me orare të rregullta; Program i veçantë për këtë sektor në programin e Qeverisë për Rimëkëmbje Ekonomike”.

“Në takim theksova që Qeveria e Republikës së Kosovës do të angazhohet në ruajtjen e shëndetit publik dhe do të adresojë kërkesat e këtij sektori me rëndësi të veçantë për ekonominë e vendit”, thuhet në publikimin e Tahirit në Facebook.