Oda e burrave të KQZ-së

Dje në zyrën e presidentit kanë dhënë betimin 10 anëtarët e rinj të KQZ-së.

Në mesin e anëtarëve të rinj, asnjë nga partitë në vend, nuk e ka parë të arsyeshme që të përfaqësohet nga një grua në të këtë institucion.

Pra Komisioni Qendror Zgjedhor përveç kryetares Valdete Daka nuk ka asnjë anëtare grua.

Partia e cila udhëheq me Qeverinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, në KQZ do të përfaqësohet nga Sami Kurteshi e Alim Rama, ndërsa LDK do të përfaqësohet nga Sami Hamiti.

Arianit Elshani nga PDK ndërsa Ibrahim Selmanaj nga AAK.

Nenad Rikalo, ish-ministri në Qeverinë Haradinaj do të përfaqësoj Listën Serbe në KQZ, ndërsa Esheref Vishi koalicionin Nisma-AKR-PD.

Cemailj Kurtishi nga koalicioni VAKAT, ndërsa Rifat Krasnic nga KDTP dhe Artan Aslani nga PAI.

Në përbërjen e kaluar në KQZ ishte vetëm një anëtare grua nga Lëvizja Vetëvendosje, ajo ishte Nazlie Bala.

Betohen anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor