Oda e Avokatëve vendos për listën e kandidatëve për delegatë

Pas disa mospajtimesh lidhur me listat e kandidatëve për delegatë në Odën e Avokatëve u vendos që të gjitha listat  e dorëzuara të pranohen.

Emrat e të gjithë kandidatëve  që kishin shprehur dëshirën për të kandiduar për delegatë u thirrën edhe një herë në sallë me qëllim të marrjes edhe një herë të pëlqimit  të tyre.

Kryesia e punës u përkujdes që ta pastrojë listën e emrave të atyre kandidatëve të cilët më parë kanë qenë dy herë të zgjedhur si delegatë pasi u tha se emërimi për më tepër se dy herë nuk është i lejuar me statut të Odës.

Po ashtu, nga lista e kandidatëve për delegatë u larguan edhe emrat e atyre që nuk ishin të pranishëm në sallë.

Pas një pauze të shkurtër pritet që të vazhdohet me votimin për zgjedhjen e 41 delegatëve nga Dega Regjionale e Prishtinës për Kuvendin e Përgjithshëm të Odës.

Gjatë ditës, brenda Kuvendit të Odës pati tensioni lidhur me listat e delegatëve.

Tension brenda mbledhjes së Odës së Avokatëve rreth listës së delegatëve