Oda e Avokatëve të Kosovës  mban Kuvendin Zgjedhor

Oda e Avokatëve të Kosovës është duke e mbajtur Kuvendin Zgjedhor.

Gjatë këtij kuvendi pritet që të zgjidhet kryetari i OAK-së dhe nënkryetari.

Gjithashtu, pritet të diskutohet lidhur me draft rregulloren për procedurën disiplinore, raportin e auditimit për vitin 2019, raportin financiar për vitin 2019, draft buxhetin për vitin 2020 si dhe pika të tjera të parapara nga Oda.

Kandidatë për kryetar të OAK-së janë: Behar Ejupi, Nasuf Hasani dhe Skender Musa

Ndërsa, kandidatë për nënkryetar janë: Admir Salihu, Afrim Salihu, Fanol Krasniqi, Musa Dragusha, Naim Aliu, Naim Rudari, Lendita Keqekolla dhe Teuta Zhinipotoku