Oda e Avokatëve të Kosovës bëhet me kryetar të ri

Kuvendi i Odës së Avokatëve të Kosovës në kuvendin e sotëm zgjedhor zgjodhi kryetarin e ri të OAK-së.

Nga gjithsej 82 fletëvotime, me 45 vota pro, Behar Ejupi është zgjedhur kryetari i ri i OAK.

Kryetari i ri i Odës së Avokatëve ka mandat katër vjeçar.

Deri më tani kryëtar i OAK-së ishte Osman Havolli, i cili tashmë pas përfundimit të mandatit do të pasohet nga Behar Ejupi.

Pasi mori mandatin, Ejupi premtoi punë drejt zhvillimit të odës së bashku me kolegët e tij avokatë.

“Ju premtoj dhe garantoj se duke filluar nga duajeni më i vjetër dhe të gjithë ato vepra të mira që i keni bërë do të mundohem që sendet e mira t’i shtyjmë përpara.Jam shumë me fat që më keni dhënë vota bindshëm kjo është si rezultat edhe i një gare të drejtë që kemi bërë me kundërkandidatët të cilët i ftoj që nga e hëna që sendet e mira që i kemi propozu t’i çojmë bashkë përpara”, tha Ejupi.

Osman Havoll, ish kryetar i OAK, i uroi suksese pasardhësit të tij.

“I nderuar Behar.. prej këtij momenti do ta bartësh barrë edhe përgjegjësinë për të cilën jemi të përkushtuar.Kërkoj që punën ta bësh me ndërgjegje e nder duke e respektuar rendin kushtetues e mbi të gjitha Ligjin e Avokatisë së Kosovës”, tha Havolli.