Punëtoret në një fabrikë për përpunimin e patates në Kosovë. Fotografi ilustruese.

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Edi Rama përkrahje për vaksinimin e punëtorëve

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i është drejtuar me një shkresë kryemnistrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar që t’i ndihmojë Kosovës për vaksina COVID-19.

“Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) i është drejtuar me një shkresë Kryemnistrit Rama, meqë rast ka kërkuar ofrimin e përkrahjes së Republikës së Kosovës në furnizimin me vaksina, në mënyrë që edhe Kosova sa më parë të fillojë me vaksinimin e të punësuarve të sektorit privat në mënyrë që të mos ketë pengesa në lëvizjen e të punësuarve të tyre për çështjet biznesore”, është bërë e ditur në një njoftim për media.

Sipas OAK, një kërkesë e tillë vjen pasi që Bashkimi Europian shumë shpejt pritet të kushtëzojë lëvizjen e qytetarëve në bazë të vaksinimit.

Në Kosovë ka filluar vaksinimi për COVID-19 më 29 mars.