OBSh vlerëson se fundi i pandemisë është ende larg

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, paralajmëroi të martën se pandemia “nuk ka përfunduar”, duke shtuar se variante të reja ka të ngjarë të vazhdojnë të shfaqen pas variantit aktual, Omicron.

“Kjo pandemi nuk është afër fundit dhe me rritjen e pabesueshme të Omicron globalisht, ka të ngjarë të shfaqen variante të reja, kjo është arsyeja pse gjurmimi dhe vlerësimi mbeten kritike”, tha Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH, në një konference per media, raporton Euronews.

Varianti i ri, shumë i transmetueshëm i Omicron u identifikua për herë të parë në fund të vitit të kaluar dhe e ka përfshirë krejt globin duke nxitur raste rekord në Evropë dhe në nivel global.

Zyrtarët e OBSH-së thanë se megjithëse varianti Omicron është mesatarisht më pak i vështirë, ai ende po shkakton shtrimin në spital dhe vdekjen.

Paralajmërimet të këtilla vijnë pasi disa qeveri sugjerojnë se mund ta trajtojnë COVID-19 si një sëmundje endemike, e cila gjendet rregullisht në mesin e njerëzve të tillë si virusi i ftohjes ose gripit.

Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e OBSh-së për COVID-19, tha se virusi “po qarkullon në një nivel shumë intensiv në mbarë botën” dhe u kërkoi vendeve të mos i braktisin masat e shëndetit publik, të tilla si distancimi dhe maskimi.

“Ky nuk do të jetë varianti i fundit i shqetësimit”, tha ajo.

Varianti Omicron aktualisht ka pasur nivelin më të lartë të imunitetit, duke shkaktuar më shumë infeksione tek njerëzit që janë të vaksinuar, thanë zyrtarët.

“Kundër Omicron, shumë nga vaksinat kanë treguar një ulje të efikasitetit kundër infeksionit dhe kjo është arsyeja pse ne shohim shumë infeksione të reja (raste në individë të vaksinuar), por këto kryesisht nuk rezultojnë në sëmundje të rënda, kështu që kjo është diçka pozitive”, tha Soumya Swaminathan, shkencëtarja kryesore e OBSH-së, duke shtuar megjithatë se ka një rënie të lehtë të mbrojtjes kundër sëmundjeve të rënda gjithashtu me kalimin e kohës.

Ajo tha se agjencia është ende në shqyrtim të faktitse si vendet duhet të mendojnë për t’i dhënë doza përforcuese popullatës së tyre. Ajo shtoi se fokusi është vaksinimi dhe sigurimi i dozave primare për ata që ende nuk janë vaksinuar.