Logo e OBSh-së - Foto: REL/Official website

OBSH: Shumë pak gjasa që virusi të ketë dalë nga një laborator

Një ekip i ekspertëve ndërkombëtar që po hetojnë origjinën e virusit COVID-19 kanë hedhur poshtë teorinë se virusi erdhi nga një laborator, raporton BBC

Peter Ben Embarek, prijësi i këtij misioni të OBSH-së, tha se është “jashtëzakonisht e pamundur” që virusi të ketë rrjedhur nga një laborator në qytetin kinez Wuhan.

Ai tha se duhet bërë më shumë punë për të identifikuar burimin e këtij virusi.

Këto komente erdhën në përfundim të një misioni të përbashkët OBSh-Kinë.

Wuhan, një provincë në Kinën perëndimore është vendi i parë në botë ku u paraqit virusi. Që prej atëherë, janë paraqitur më shumë se 106 milionë raste dhe 2.3 milion vdekje në gjithë botën.

Dr. Embarek tha se hetimi ka shpalosur informacione të reja por nuk ka ndryshim dramatik të mënyrës së përhapjes.

Ekspertët besojnë se virusi ka shumë gjasa të ketë ardhur nga kafshët, para se të shpërndahej tek njerëzit, por nuk janë të sigurt si ka ndodhur kjo.

Ekspertët thonë se ‘nuk ka indikacion’ se virusi ka qenë duke qarkulluar në Wuhan para rasteve të para në dhjetor të vitit 2019.

Liang Wannian, një eksperte nga komisioni shëndetësor i Kinës, tha se COVID-19 mund të ketë qenë në rajone tjera para se  të vërehej në Wuhan.

Kërkimi i ekspertëve përfshiu edhe vizita në dyqanin tani të famshëm me lagështi në Huanan-të cilët shisnin peshq, mish dhe kafshë të egra të gjalla-që kishte pasur lidhje me disa nga rastet e para tek njerëzit.

Ekipi thonë se virusi mund të ketë kapërcyer nga kafshët tek njerëzit, po ata nuk kanë ende prova për këtë.

Bartësit e mundshëm përfshijnë lakuriqët dhe pangolinat (lloj kafshe), por testet deri tani nuk kanë dhënë evidenca të bindshme për këtë. Një tjetër linjë kërkimi është edhe nëse virusi mund të jetë shpërndarë nga importimi i ushqimit të ngrirë.

Gjahu për origjinën e virusit do vazhdojë edhe më tutje.

 

Përktheu: Ardita Zeqiri