Medical staff prepare pre screening procedure at the National Centre for Infectious Diseases building at Tan Tock Seng Hospital in Singapore on January 31, 2020. - Patients infected with the virus similar to the SARS pathogen are warded in isolation rooms at the National Centre for Infectious Diseases according to the health ministry as Singapore bans January 28 new arrivals with recent travel to virus-hit Chinese province ramping up government measures against the spread of a deadly virus. (Photo by Roslan RAHMAN / AFP) (Photo by ROSLAN RAHMAN/AFP via Getty Images)

OBSH: Nuk dihet kur do ndalojë përhapja e Coronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se është shumë herët për të bërë parashikime se kur mund të ndalojë përhapja e virusit.

“Ne nuk e dimë saktë se kur mund të pushojë, do largohet në një mënyrë,” tha zëdhënësi i OBSH-së, Jashareviq për CNN të enjten.

“Një nga arsyet pse është e vështirë të parashikohet është ngaqë ne nuk kemi shumë informata për virusin.”

Kina raportoi 15,000 raste të reja të virusit të enjten, dhe Jashareviq tha se rritja dramatike është një rezultat i zgjatjes së madhe të trajtimit të rasteve.

“Tani jo vetëm njerëzit që konfirmohen me testime laboratorike po raportohen, por edhe njerëz që kanë paraqitur simptoma klinike dhe janë diagnostikuar klinikisht pa kaluar testime,” tha Jashareviq.

Ndryshimi u jep mundësi pacientëve të marrin tretmanin e njëjtë sikur ata që kanë qenë të konfirmuar,” tha Jashareviq.

Tutje ai shtoi se duhet bërë më shumë studime në lidhje me përhapjen e virusit në popullatë në mënyrë që ta përcaktojmë nëse ky shpërthim i tij është më i madh se qe kemi menduar.

“Mund të ketë raste më të lehta, njerëz që shkojnë te mjeku dhe nuk kanë nevojë për testim,” tha ai.