OBSh-ja aprovon vaksinën kineze “Sinovac”

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka aprovuar vaksinën kineze kundër COVID-19 “Sinovac” për përdorim emergjent, raporton BBC.

Kjo është vaksina e dytë kineze që merr dritën e gjelbër nga OBSH, pas asaj “Sinopharm”.

Vaksina e cila tashmë është përdorur në disa vende, është rekomanduar për personat mbi 18-vjeç, me një dozë të dytë dy ose katër javë më vonë.

Miratimi i urgjencës do të thotë që vaksina “plotëson standardet ndërkombëtare për sigurinë, efikasitetin dhe prodhimin”, ka theksuar OBSh-ja.