OBSh i dhuron spitaleve të Kosovës 211 koncentratorë të oksigjenit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot i ka dhuruar institucioneve shëndetësore të Kosovës 211 koncentratorë të oksigjenit për pacientët e infektuar me COVID-19.

“Ky donacion edhe për nga forma edhe për nga cilësia ndihmon shumë në betejën tonë apo në dhënjen e shërbimeve cilësore në luftën kundër pandemisë COVID-19”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në këtë pranim – dorëzim.

Përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë, Ulrika Richardson, si dhe përfaqësuesi i OBSh-së në Kosovë, Sergei Koryak, bënë thirrje që të respektohen masat e vendosura për parandalimin e COVID-19, siç janë mbajtja e maskës, pastërtia dhe distanca.

Mirënjohës për këtë donacion u shpreh ushtrusi i detyrës së drejtorisë së QKUK-së, Valbon Krasniqi.

“Më herët kemi pranuar edhe 27 koncentratorë të tillë po nga Organizata Botraore e Shëndetësisë në ndërkohë gjatë kësaj kohe të pandemisë kemi pasur edhe donacione të tjera”, u shpreh Krasniqi.

Përvec këtij donacioni Kosova ka pranuar edhe donacione të tjerë në ndihëm kundër pandemisë së COVID-19 që nga koha kur në vend filloi të përhapet infeksioni COVID-19.