Logo e OBSh-së - Foto: REL/Official website

OBSH: Antibiotikët nuk përdoren për parandalim apo trajtim të COVID-19

Organizata Botërore e shëndetësisë ka bërë të ditur se antibiotikët nuk e trajtojnë COVID-19, pasi këta të fundit përdoren vetëm për bakterie e jo viruse.

“Antibiotikët nuk mund ta parandalojnë apo trajtojnë COVID-19. Antibiotikët funksionojnë vetëm ndaj bakterieve, jo viruseve. COVID-19 shkaktohet nga një virus, kështu që antibiotiku nuk duhet të përdoret për trajtim”, thuhet në thirrjen e OBSH-së.

Tutje Organizata është shprehur se nëse jeni të shtruar në spital me COVID-19, ju mund të merrni antibiotikë pasi është i mundshëm një infekim i përbashkët bakterial.