Oborri i Klinikës së Mjekësisë Spotive mbulohet nga mbeturinat

Oborri i Klinikës së Mjekësisë Sportive në kuadër të Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë është mbuluar nga mbeturinat.

Në bazë të disa fotografive të realizuara nga KALLXO.com, mbrapa objektit të Mjekësisë Sportive shihet oborri i kësaj klinike i cili është stërmbushur me mbeturina.

Në këtë klinikë aktualisht janë duke u trajtuar disa pacientë pozitivë me Covdi-19.

Sipas qytetarëve, në këtë pjesë të klinikës hidhen të gjitha mbeturinat nga Klinika e Mjekësisë Spotive.

Qytetarët të cilët kalojnë çdo ditë në këtë pjesë të kliniës shohin këtë pamje të shëmtuar, por ata janë të detyruar të thithin edhe ajrin e papastër të këtyre mbeturinave.

Më poshtë mund të shihni në fotografi gjendjen e oborrit të Klinikës së Mjkësisë Sportive.

KALLXO.com ka raportuar edhe për mbeturinat në oborrin e Klinikës Infektive në QKUK në Prishtinë, dhe një ditë pas raportimit, oborri i kësaj klinike është pastruar.

Pas raportimit të KALLXO.com Klinika Infektive pastron oborrin e saj

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.