Kuvendi Komunal i Obiliqit

Obiliqi ndanë 300 euro për familjarët e të vdekurve nga COVID-19

Kuvendi Komunal i Obiliqit ka marrë vendim që t’i ndajë nga 300 euro për familjet e atyre që kanë vdekur si pasojë e virusit COVID-19.

Poashtu është marrë vendim që nga buxheti i Komunës të ndahen nga 100 euro për secilin person të prekur me COVID-19, nga

Sipas Komunës ky vendim do të vlejë për rastet që nga shpallja e pandemisë e deri në përfundimin e pandemisë.

Ditëve në vazhdim, qytetarët e Obiliqit do të njoftohen për mënyrën e aplikimit.

“Për formën dhe mënyrë e aplikimit, ekipet e shtabit emergjent, do të i njoftojnë të gjithë qytetarët e prekur me Covid-19, sipas listës me testimet PCR të Instituti Kombëtarë të Shëndetësisë Publike”, thuhet në njoftimin e Komunës.