Obiliqi hap aplikimin, 100 euro për secilin të infektuar me COVID-19

Sot, ekipet të shtabit emergjent të komunës së Obiliqit, kanë filluar shpërndarjen e formulareve të aplikimit për banorët e rezultuar pozitiv në të gjitha lokalitetet e Obiliqit.

Kjo pas vendimit të djeshëm të kësaj komune që secili qytetar i prekur me COVID-19 në këtë komunë të subvencionohet me 100 euro.

Komuna po ashtu ka marrë vendim që familjarët e personave që kanë vdekur pas infektimit me COVID-19 të përfitojnë 300 euro.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gahi ka njoftuar të gjithë qytetarët se decili që ofron dëshmi për realizimin e testimeve pozitiv me PCR, gëzojnë të drejtë e subvencionimit nga ky vendim.

Kujtojmë se ditë më parë edhe Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të gjithë banorët e kryqytetit të infektuar me COVID-19 të subvencionohen me nga 50 euro.