Ilustrim

Obiliqi do të bëhet me bibliotekë të qytetit

Përveç 200 bursave, të cilat i ka ndarë Komuna e Obiliqit për studentët dhe nxënësit, kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, pati edhe një lajm tjetër për nxënësit dhe studentët.

Xhaferi ka njoftuar se projekti për ndërtimin e bibliotekës së qytetit do të fillojë vitin e ardhshëm.

Ky projekt do të kapë shifrën rreth 400 mijë euro.

Më tej kryetari Xhaferi ka thënë se kjo bibliotekë do të jetë në dispozicion të studentëve, fëmijëve dhe të moshuarve.