Ilustrim

Obiliq, vrasje e rëndë në tentativë, i dyshuari në arrati

Këtë të hënë në Obiliq ka ndodhur një vrasje e rëndë në tentativë pasi një burrë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri tjetër.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima nuk ka pësuar lëndime kurse i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë në drejtim të panjohur.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë (6) gëzhoja. Viktima nuk ka pësuar lëndime. Me urdhër të gjyqtarit është kontrolluar shtëpia e të dyshuari por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar” – është thënë në njoftimin e PK-së.

Ngjarja njoftohet se ka ndodhur rreth orës 15:58 në rrugën “Hasan Prishtina”.