Vihet guri i themelit i Bibliotekës së Qytetit - Foto: Komuna e Obiliqit

Obiliq, vihet guri i themelit të Bibliotekës së Qytetit

Në kuadër të Ditës së Çlirimit të Obiliqit, sot është vendosur guri i themelit të Bibliotekës së Qytetit, projekt ky me vlerë 272 mijë euro.

Siç ka njoftuar zëdhënësja e Komunës së Obiliqit, Arba Mirena, projekti parashihet të përfundohet në 120 ditë pune.

Në ceremoninë e vënies së gurit të themelit të Bibliotekës së Qytetit, kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, ka thënë se vënia e gurit të themelit shënon edhe një hap të rëndësishëm në ofrimin e kushteve më të mira për fëmijët, studentët, të rinjtë e të rejat drejt rrugëtimit të tyre të dijes dhe diturisë.

“Biblioteka do t’u ofrojë mundësi të gjitha grupmoshave që të kenë hapësirën e duhur për të kaluar kohën e lirë nëpërmjet leximit, të krijojnë ide të reja dhe të bëjnë kërkime shkencore!”, citohet të ketë thënë kryetari Gashi.