Obiliq: Vdes një punëtor i ndërtimtarisë

Policia e Kosovës ka pranuar informacione se puntori i lënduar me datë 29 prill 2019 ka vdekur.

Sipas raportit nga vendi i ngjarjes viktima ishte rrëzuar në kohën kur ishte duke punuar në një shtëpi ndërsa për më shumë se një muaj kishte qëndruar në mjekim intenziv në QKUK.

Policia ka sqaruar se është duke hetuar rrethanat e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i puntorit është dërguar për obduksion.

Vendi vazhdon të përballet me nivel të lartë të vdekshmërisë së puntorëve në punë. Të prekur nga vdekjet janë veqanërisht puntorët të cilët punojnë në sektorin e ndërtimtrarisë. Nga janari i vitit 2018 deri më sot në vendet e punës kanë vdekur 25 puntorë prej të cilëve 3 nga fillimi i këtij viti.