Obiliq, vajza e mitur raporton se është dhunuar nga një burrë i panjohur

Një rast i dhunimit është raportuar në Policinë e Kosovës.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Obiliq, të martën më 28 dhjetor.

Policia ka njoftuar se një vajzë e mitur ka raportuar në polici se ishte dhunuar nga një burrë i panjohur.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është në hetime.

Në lidhje me këtë rast, KALLXO.com do të ju mbaj të informuar me detaje nga Prokuroria.