Ilustrim

Obiliq, sulmoi zyrtarët policor gjatë detyrës

Një person është arrestuar në fshatin Sibovc të komunës së Obiliqit, pasi i njëjti me një mjet të fort të metalit kishte sulmuar zyrtarët policor, të cilët në lokacionin e tij kishin shkuar për të realizuar dy urdhëresa të gjykatës .

Sipas njoftimit të policisë, si pasojë e sulmit njëri zyrtar policor kishte pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit i është ofruar ndihmë mjekësore.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 07:00.