Obiliq, shtylla elektrike mbahet e mbështetur në kulmin e një dyqani - FOTO

Një qytetar ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com, në të cilën shihet se në Obiliq, shtylla elektrike mbahet për kulmin e një dyqani.

Sipas qytetarit, shtylla elektrike gjendet në rrugën ‘Uashingtoni’ në Obiliq dhe sipas tij, ka rreth dy javë që është mbetur në atë gjendje.

KALLXO.com ka kontaktuar KEDS-in për të kuptuar më shumë rreth rastit.