Foto: Ilustrim

Obiliq, sekuestrohet një Kallashnikov

Policia e Kosovës njofton se dje në orët e mbrëmjes është kryer një bastisje në fshatin Bakshi të komunës së Obiliqit me ç’rast  ka arritur të gjejë dhe të sekuestrojë një  armë automatike AK-47, një karikator të kësaj arme dhe pesë copë fishekë të kalibrit 7.62.

Sipas komunikatës së Policisë, kjo bastisje ka ardhur si rezultat i një  rasti kanosjeje të denoncuar të njëjtën ditë në stacionin policor në Obiliq, me ç’ rast hetuesit kanë zgjeruar rrethin e hetimit që ka rezultuar me bastisjen dhe sekuestrimin e armës.

Tutje Policia sqaron se ndaj të dyshuarit, A. G, 32-vjeç,  është iniciuar rasti për kanosje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.